Bislimi takon ambasadoren e Izraelit, flasin për situatën në veri dhe mungesën e liberalizimit të vizave

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Zi, me të cilën ka diskutuar për krizën në Veri dhe çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, gjatë takimit të tij me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka diskutuar mbi thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një komunikatë për media nga zyra e Kryeministrisë, thuhet se në këtë takim është diskutuar edhe për avancimin e partneritetit dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Izraelit.

“U diskutua mbi mundësi të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga shëndetësia deri te investimet për ujësjellësit dhe furnizimin me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Pos kësaj, një nga temat e përmendura gjatë takimit është edhe mungesa e liberalizimit të vizave për qytetarët dhe izolimi i Kosovës.

Po ashtu, sipas njoftimit Bislimi, ka folur edhe mbi situatën në veri dhe dy vendimet e Qeverisë mbi targat dhe dokumentet për hyrje-dalje, të cilat do të nisin implementimin dhe zbatimin e tyre nga një shtatori.

“Bislimi e falënderoi ambasadoren Ziv për vizitën duke shprehur bindjen se takimet do të jenë më të shpeshta dhe bashkëpunimi gjithmonë e më i frytshëm mes dy vendeve tona”., vijon njoftimi.

Ndërkaq, Izraeli dhe Kosova kishin vendosur marrëdhënie diplomatike më një shkurt 2021, ndërsa Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem më 14 mars të po të njëjtit vit.

Hapja e kësaj ambasade rrjedh nga marrëveshja e katër shtatorit të vitit 2020 në Washington.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika