Bislimi takon ambasadorin e ri austriak, diskutojnë për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Në mes të temave të diskutuara përgjatë takimit, ishte dhe rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.

Ai i uroi mirëseardhje ambasadorit Schnetzer.

“Mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se vendi ynë është i përgatitur institucionalisht dhe i gatshëm për hapa të rëndësishëm tutje drejt integrimit në BE, ku Republika e Kosovës e mirëpret planin e ri për zgjerim, përfshirë parimin që procesi duhet të jetë i bazuar në meritokraci”, thuhet në komunikatën për media.

Bislimi theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe e falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Bislimi foli dhe mbi bashkëpunimin e frytshëm me ish-ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, e kontributin e tij, dhe i ofroi ambasadorit të ri George Schnetzer bashkëpunim të afërt në thellim të mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika