Bislimi takon mërgatën në Holandë

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi në takim me mërgatën shqiptare në Holandë, i falënderoi ata për gjithë kontributin e dhënë për Kosovën, duke theksuar edhe domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit

Në mbrëmjen e së enjtes, Ambasada e Republikës së Kosovës në Holandë, organizoi një pritje për zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, me mërgatën shqiptare në Holandë.

Sipas njoftimit për media, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se qeveria ka vëmendje të veçantë për mërgatën dhe e vlerësoi atë për rolin kyç dhe rëndësinë që përfaqëson.

“Ai u njoh me historitë e tyre të suksesit nga studentë të shkencave sociale deri tek ekspertët ligjorë dhe sipërmarrësit”, thuhet në njoftim.

Tutje, Bislimi ka thënë se njerëzit dhe profesionistët e duhur në vendet e duhura janë thelbësorë për zhvillimin e progresin e vendit, duke shprehur interesimin si qeveri për të tërhequr profesionistë të talentuar, si brenda e po ashtu dhe jashtë vendit.

Ai i falënderoi mërgimtarët për gjithë kontributin e dhënë për Kosovën, duke theksuar edhe domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit.

“Mërgata mbetet pjesë kyçe e përpjekjeve tona për zhvillim konstant e të qëndrueshëm”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika