Bislimi takon Von Cramonin, diskutojnë për liberalizimin e vizave dhe dialogun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, me të cilën ka diskutuar për liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë – Serbi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila shoqërohej nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Faleminderit për kontributin tuaj madhor dhe mbështetjen rreth arritjes së liberalizimit të vizave”, është shprehur zëvendëskryeministri Bislimi në fillim të bisedës.

Nga ana tjetër, Von Cramon, bashkë me urimin e saj, ka shtuar se qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë merituar këtë vendim dhe arritjen e liberalizimit të vizave.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se në vijim është diskutuar edhe mbi angazhimin e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, çështjet në lidhje me procesin e dialogut, si dhe zhvillimet në vend, rajon e më gjerë.

“Në përfundim, Bislimi shprehu falënderimin dhe vlerësimin e tij për rolin dhe angazhimin e znj. Cramon në Parlamentin Evropian dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika