Bislimi: Vetëm Kosova prezantoi draft gjithëpërfshirës, BE-ja e Serbia insistuan në Asociacion

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Kosova ka qenë pala e vetme që ka pasur një propozim në kuadër të takimit të 14 shtatorit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, përmes një postimi në platformën “X” ka thënë se Kosova ka qenë pala e vetme që ka pasur një propozim në kuadër të takimit të 14 shtatorit, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Zëvëndëskryeministri Bislimi ka thënë se nga BE-ja dhe Serbia  kanë propozuar një draft sekuencimi më 19 korrik, por sipas tij ky pati modifikime të pakta në krahasim me draftin e mëhershëm.

“BE-ja dhe Serbia nuk prezantuan asgjë, por insistuan në akomodimin e kërkesës së Serbisë për t’u fokusuar vetëm në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Çdo raportim alternativ është shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i të vërtetës”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika