Bizneset në humbje pas mungesës së rrymës, kërkojnë kompensim nga komuna

Mungesa e rrymës për dy ditë në disa pjesë të Prishtinës ka bërë që bizneset të kenë humbje. Lidhur me këtë, është bërë thirrje për një themelim të një komisioni për vlerësim të dëmeve, gjersa theksohet se edhe ndihma e komunës do ishte e nevojshme

Mungesa dy ditore e energjisë elektrike në pjesë të kryeqytetit zuri të papërgatitur disa nga bizneset.

Disa u detyruan edhe të mbyllin lokalet. Por, Hamëz Osmanollajt puna i mbeti pezull.

Për të mos ia vënë drynin biznesit, ai u detyrua të bënte një zgjidhje tjetër.

“Dy ditë më tepër s’kemi pas, na zani të papërgatitun. Kemi pas brumë t’ gatum që është dashtë me gjujt. Jemi furnizu prej furrave të tjera, prej kolegëve që kanë pas rrymë. Skam pas as shërbim, as kualitet, kurgjo”, tha Hamëz Osmanollaj, pronar furre.

Humbjet nuk i pati të vogla e për to, do mirëpriste ndihmën e komunës.

“Kemi pasur humbje bukur të mira, nuk muj me vlerësu po edhe me bylmet, mishin…rreth 200 euro i kem t’humbura. Mirë ish kan, sadopak na e kish zbut hesapi”, tha Osmanollaj.

Biznese të tjera prapa kamerës kanë deklaruar se do të mirëprisinin ndihmën e komunës nëse do të ofrohej një e tillë.

E, se kjo do ishte ndihmesë vlerëson edhe njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

“Kjo goditje ka qenë grusht për sektorin privat sepse përveç mbylljes së afarizmit, shumë produkte janë prish prej temperaturave. Besoj që është koha  që duhet solidarizuar me bizneset dhe të ketë krijimin e një komisioni që do bëj vlerësimin e dëmeve si pasojë e mungesës së energjetik”, tha Safet Gërxhaliu, njohës i sifgurisë.

Televizioni ka pyetur komunën nëse e njëjta planifikon të ndërmarrë ndonjë hap në këtë drejtim, por nuk ka pranuar përgjigje.

Si pasojë e kaplimit nga zjarri të nënstacionit “Prishtina 3”, mbi 20 mijë banorë duke përfshirë këtu edhe bizneset në disa nga lagjet e kryeqytetit, nuk kanë pasur energji elektrike për dy ditë.

Lidhur me rastin, prokuroria ka nisur hetimet.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika