Bjellorusia miraton projektligjin për dënimin me vdekje për tradhti të lartë

Në mbledhjen e seancës së nëntë të Dhomës së Përfaqësuesve të mbledhjes së shtatë, deputetët miratuan në lexim të dytë projektligjin “Për ndryshimet në kodet e përgjegjësisë penale”

Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi më 21 shkurt në lexim të dytë një projektligj që parashikon dënimin me vdekje për tradhti të lartë për nëpunësit civilë dhe anëtarët ushtarakë.

Projektligji duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë, Këshilli i Republikës, përpara se sundimtari autoritar, Alyaksandr Lukashenka, ta nënshkruajë këtë ligj.

Një ndër personat që po përballet me gjyq nën akuza për tradhti të lartë, “konspiracion për marrjen e pushtetit” dhe krijimin dhe udhëheqjen e një organizate terroriste, është liderja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, e cila po gjykohet në mungesë.

Në Bjellorusi, edhe disa aleatë të Tikhonovskayas po gjykohen në mungesë.

Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që praktikon dënimin me vdekje.

Që kur Lukashenka erdhi në pushtet në vitin 1994, në vend janë kryer më shumë se 400 ekzekutime.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika