Bjellorusia uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Udhëheqësi bjellorus Aleksandër Lukashenko i ka uruar Ditën e Pavarësisë popullit të Ukrainës. Kjo është për t'u habitur pasi ai është aleati kryesore i Rusisë në pushtimin e Ukrainës

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko i ka uruar popullit ukrainas ditën e tyre të Pavarësisë, gjë që është e habitshme pasi Bjellorusia ka qenë aleati kryesor i Rusisë në pushtimin e saj duke lejuar trupat ruse që të hyjnë në Ukrainë përmes kufirit të saj.

“Jam i bindur se mosmarrëveshjet e sotme nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë themelin shekullor të marrëdhënieve të sinqerta dhe të fqinjësisë së mirë midis popujve të dy vendeve,” ka thënë Lukashenko.

Ai ka shtuar se Bjellorusia do të vazhdojë të qëndrojë për “ruajtjejen e marrëveshjeve, zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe reciprokisht të respektueshme në të gjitha nivelet”, shkruan BBC.

Lukashenko, gjithashtu, u ka uruar ukrainasve “një atmosferë të qetë, tolerancë, guxim, forcë dhe sukses në rivendosjen e një jete dinjitoze”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika