Blakaj: Kurti do të marrë pjesë nesër në Forumin e Bizneseve të Diasporës në Prishtinë

Të premten, kryeministri Albin Kurti do të jetë në Kosovë, sipas përfaqësuesit të forumit të bizneseve në Diasporë, Yll Blakaj

Yll Blakaj -Rrjeti i Bizneseve të Diasporës në Evropë

Përfaqësuesi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Evropë, Yll Blakaj, ka thënë se qëllimi i tyre është bashkimi i bizneseve shqiptare nëpër Evropë edhe më gjerë.

Blakaj ka thënë se këta do t’iu japin mundësi prodhuesve të Kosovës, që të lidhen me rrjetin e tyre nëpërmjet të cilit, sipas tij do të fuqizohen bizneset kosovare.

Ai ka paralajmëruar regjistrimin e bizneseve të premten, në orën 9 të mëngjesit, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti.

“Kurti do të marrë pjesë nesër në Forumin e Bizneseve të Diasporës në Prishtinë” ka thënë Blakaj në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Ndërsa ai ka ironizuar duke thënë “Kryeministrin Kurti, po ua sjellim ne Diaspora”.

Ndërsa ai ka shtuar se mbi 300 biznese nesër do të marrin pjesë, ku ka biznese prodhuese.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika