Blendi Fevziu viziton Thaçin në Hagë: E vërteta sado të zgjasë, do të dalë ashtu siç është

Gjersa përshëndet nga Haga, Fevziu beson se e vërteta mbi ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë për akuza për krime lufte, do të dalë në shesh, pavarësisht kohëzgjatjes së saj

Ish-presidentit të Republikës së Kosovës i është bërë një vizitë nga gazetari Blendi Fevziu.

Me anë të një videoje në Facebook ku shfaqet nga Haga, Fevizu ka deklaruar se Thaçi ishte në gjendje të mire emocionale.

“Hashim Thaçi duket që është në gjendje mjaft të mirë, po e quaj emocionale, edhe pse ai beson pafund në pafajësinë e tij, është i bindur në pafajësinë e tij dhe është po ashtu i bindur që kjo gjë do të faktohet edhe nga gjykata. Sikur janë të bindur jo vetëm ai, por edhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së që ndodhen pas kësaj dere që Ushtria çlirimtare e Kosovës ka qenë një forcë ushtarake dhe politike që ka luftuar vetëm në mbrojtje të popullatës së vet, vetëm në mbrojtje të vendit të vet dhe nuk ka kryer kurrë krime as kundër serbëve, as kundër shqiptarëve dhe as krime lufte, e as krime kundër njerëzimit”, ka deklaruar ai.

Gjersa përshëndet nga Haga, Fevziu beson se e vërteta do të dalë në shesh, pavarësisht kohëzgjatjes së saj.

”Praktikisht një përshëndetje për të gjithë ata që na ndjekin edhe në emër të Hashim Thaçit dhe drejtuesve të tjerë të UÇK-së dhe një bindje absolute që e vërteta sado të zgjasë do dalë ashtu siç është, që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një forcë që luftoi për lirinë e vendit të saj dhe një prej luftërave më të lavdishme që shqiptarët kanë pasur në historinë e tyre. Nga Haga përshëndetje”, tha Fevziu.


Çështja “Thaçi dhe të tjerët” përfshin katër ish-zyrtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar. Më 15 dhjetor, gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II.

Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt.

Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023. Në këtë çështje janë 140 viktima pjesëmarrëse.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika