“Blerja e aeroplanëve luftarakë nga Franca”, Ibishi: Propagandë e Serbisë, s’duhet të shqetësohemi

"Është më tepër një propagandë për konsumim të brendshëm të Serbisë, se kinse ka atë nivel të posedimit të forcave ajrore, nuk e besoj se do të furnizohet me aviona të tillë", ka deklaruar Ibishi në emisionin "FIVE"

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën ka deklaruar se Serbia është afër nënshkrimit të marrëveshjes për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francezë “Rafale”.

Këtë deklaratë të tij, ish-ushtaraku Ismet Ibishi e ka cilësuar “propagandë” të Serbisë, duke thënë se po përdoret më shumë për konsumim të brendshëm.

“Është më tepër një propagandë për konsumim të brendshëm të Serbisë, se kinse ka atë nivel të posedimit të forcave ajrore, nuk e besoj se do të furnizohet me aviona të tillë”, ka deklaruar Ibishi në emisionin “FIVE”.

Sipas Ibishit, Serbia përmes kësaj lëvizjeje ka tendencë që përmes aleatëve ta pengojë Kosovën të anëtarësohet në Këshillin e Evropës (KiE).

Ai thotë se Kosova nuk ka nevojë që të shqetësohet fare.

“Më shumë e shoh si përgjigje ose arsyetim para popullit të vet, është tendenca e Vuçiqit që ta pengojë Kosovën që të hyjë në KiE përmes aleatëve, e bëri këtë lëvizje të tillë se kinse po bën një mrekulli në forcat ajrore. Sa i përket avionëve, janë shumë efikasë”, ka vijuar ai.

Ndryshe, Vuçiqi ka qëndruar të hënën dhe të martën në Paris. Ai ka takuar presidentin francez, Emmanuel Macron dhe zyrtarë të mbrojtjes, përfshirë zyrtarët e kompanisë prodhuese të aeroplanëve, “Dassault Aviation”.

Vuçiqi ka thënë se ka pasur bisedë shumë të mirë me Macronin të hënën në mbrëmje, e që zgjati më shumë se tri orë, dhe se “kanë arritur marrëveshje konkrete për blerjen e aeroplanëve luftarakë ‘Rafale’”.

Ai ka thënë se kontratat do të nënshkruhen në dy muajt e ardhshëm në praninë e Macronit, duke shtuar se blerja e aeroplanëve të sofistikuar do ta zgjerojë ndjeshëm bashkëpunimin ushtarak dhe ndërshtetëror mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika