Blerja e dronëve për FSK-në nga Turqia ende e pa konfirmuar

Raportimet të shumta për blerjen e dronëve për nevoja të FSK-së, janë bërë ditëve të fundit. Por të njëjtat, nuk janë konfirmuar ende nga Ministria e Mbrojtjes ose zyrtarë të tjerë. Megjithatë, përderisa për to është folur edhe nga deputetë të pushtetit e opozitës, nga njohës të çështjeve të sigurisë janë ngritur një sërë çështjesh, mbi përdorimin e tyre eventual dhe përgatitjet e nevojshme

Mediume të ndryshme në vend, kanë raportuar se Kosova, për nevoja të FSK-së ka blerë 3 dronë të tipit bajraktarë, e të tjera kanë raportuar se bëhet fjalë për 5 të tillë.

Por raportimet, mbetën pa u konfirmuar ndonjë herë nga Ministria e Mbrojtjes, edhe në tentimin e televizionit për të marrë përgjigje nga ky dikaster.

Megjithatë, për ta u fol edhe në studio televizive nga pushteti e opozitë, e u ngritën shumë dilema.

Deputetit të Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri dhe atij për mbikqyrje të AKI-së, ka shprehur pakënaqësitë e tij për raportimin për këtë temë.

Arbër Rexhaj, deputet i LVV-së ka thënë se “Prej burimeve ndërkombëtare nuk është dasht me u bo lajm sepse kjo nuk i bën nder Republikës së Kosovës, sepse kemi një pozicion të tillë ku blerjet në fushën e sigurisë ne nuk mund t’i proklamojmë me të madhe ani pse ato bëhen vazhdimisht, në formë konsistente dhe si kurrë më parë … Deri sa ka ardhë puna më fol për dronët në Qeverinë Kurti kjo është shumë shenjë e mirë”.

Ndërsa Xhavit Haliti i PDK-së, u shpreh se pavarësisht nëse janë blerë ose jo, ato nuk do të mund të fluturojnë pa një leje nga dikush tjetër.

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së ka thënë se “Bën shkelje të ligjit nëse e ngrit një dron pa leje të KFOR-it, kjo është situata në Kosovë dhe psh për dronët që po flasim, ata kërkojnë specialistë të fushës për drejtimin e tyre, në qoftë se duhet të marrën armët, nuk e di a kanë marrë armë apo vetëm duan ta kontrollojnë kufirin, besoj që kanë arritë marrëveshje edhe me KFOR-in, dhe besoj që ma shumë janë të përdorshëm për kontrollimin e kufirit sesa mund të arrijmë për me pasë raketa në ta”.

Nga ana tjetër njohësi i çështjeve të sigurisë teksa pohon se edhe dronët e edhe pjesa tjetër e armatimit përfshihet në tranzicionin e FSK-së në ushtri, thotë se i rëndësishëm është trajnimi për përdorim të tyre.

Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë, ka thënë se “Edhe Kuvendi edhe Qeveria ka miratuar një buxhet për FSK-në me rritje që po përmbush aspektet e furnizimit, të duhur konform asaj sepse kjo realisht kërkon edhe trajnim, për këto paisje dhe armatik luftarak, nuk shkon ajo vetëm të furnizohemi, e kemi parë në Ukrainë, ka armatim të bollshëm mirpo një kohë të gjtaë e merrë trajnimi”.

Ushtria e Kosovës, gjatë këtij viti ka në dispozicion buxhetin më të lartë të ndarë ndonjë herë, me gjithsej 100 milionë euro, 30 milionë prej tyre të dedikuara veç për armatim.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika