“Blerja e teksteve shkollore” – Dukagjini ju sjell përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta rreth materialeve shkollore

Libraria Dukagjini. Librat

Pyetja: Orari i librarive “Dukagjini” në Prishtinë?

Libraria “Dukagjini” – Sheshi “Nëna Terezë”

Orari: E hënë-e premte: 9:00-20:00

E shtunë-e diel: 10:00-19:00

Libraria “Dukagjini” – Prishtina Mall

Orari: E hënë-e diel: 10:00-22:00

“Dukagjini Center” – Lakërishtë

Orari: E hënë-e premte: 9:00-19:00

E shtunë-e diel: 10:00-19:00

Pyetja: A mund t’i gjejmë librat e shtëpisë botuese ”Dukagjini” në librari të tjera?

Përgjigjja: Shtëpia botuese “Dukagjini” ka furnizuar të gjitha libraritë nëpër komuna të Kosovës.

Në linkun më poshtë, gjeni të listuara të gjitha libraritë e qyteteve të Kosovës ku mund t’i gjeni tekstet shkollore nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

 

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1267673597541792&set=a.676995233276301

 

Pyetja: Sa kushtojnë librat shkollor?

 

Përgjigjja: Për çmimet e librave shkollorë të shtëpisë botuese “Dukagjini” mund të informoheni përmes katalogut të botimeve shkollore për vitin 2024/25, linku më poshtë:

 

https://dukagjinibotime.com/libra/katalogu-i-botimeve-shkollore-2024-25/?fbclid=IëY2xjaëEzt9xleHRuA2FlbQIxMAABHUCk26y4l6Hb7qVLDKHËtqUKZRg6r3teliy5SO3mzbulcMbXXiq1h4YUlA_aem_NHeXJKk0VpS5T_OT5u5zLQ

 

Ndërsa, çmimin e librave për secilin klasë nuk mund ta japim ne, për shkak se çdo shkollë ka të përcaktuara tekstet shkollore nga botues të ndryshëm.

 

Pyetja: Si dhe kur dërgohet seti me librat për mësimdhënës?

 

Përgjigjja: Shtëpia botuese “Dukagjini” do të ju dhuroj falas të gjithë mësimdhënësve nga një set librash (librin bazë, fletoren e punës dhe librin e mësimdhënësit/es) për të gjitha lëndët përkatëse, si mësimdhënësit e nivelit 1-5, ashtu edhe ata të nivelit 6-9, në çdo komunë dhe shkollë të Republikës së Kosovës.

 

Shpërndarja e librave për mësimdhënësit do të fillojë më 16 shtator 2024.

Për të gjithë mësimdhënësit që ende nuk kanë aplikuar linku është më vijon: https://regjistrimi.dukagjinibotime.com/

 

Pyetja: Materialet mësimore ku mund t’i marrim?

 

Përgjigjja: Planet mësimore, Pakon e vlerësimit dhe të vetëvlerësimit dhe CD muzikore i dhuron shtëpia botuese “Dukagjini” për të gjithë mësimdhënësit duke bërë kërkesë në email-in: [email protected]

 

Pyetja: Po planet mësimore dhe materialet e tjera për gjuhë angleze?

 

Përgjigjja: Planet mësimore për gjuhë angleze i dhuron shtëpia botuese “Dukagjini” për të gjithë mësimdhënësit duke bërë kërkesë në email-in: [email protected]

 

Pyetja: Kodet për çasje në platformën digjitale?

 

Përgjigjja: Kodet për çasje në platformën digjitale, për tekstet shkollore të gjuhës angleze “Pearson Education” mund t’i merrni po ashtu duke bërë kërkesë në email-in: [email protected]

 

Shtëpia botuese “Dukagjini”, ju uron vit të mbarë shkollor!

 

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika