Këngëtari Blero ka reaguar lidhur me ndarjen me Afrona Dikën, pasi kjo e fundit në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini ka thënë se lidhja e tyre nuk funksiononte më.
“Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e vëren që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”, ka rrëfyer ajo.
Këngëtari Blero në emisionin “Prive” ka thënë se lidhjen e kishte ndjerë si një lloj akrimi dhe se sipas tij, gjithmonë ka qenë në fokus paraja.
“Lidhjen e kam ndje si një lloj aktrimi, gjithmonë ka qenë në fokus parja. Gjithçka ka qenë e bukur sa ka pasur kur i kam kufizu shpenzimet jam parë si i keq. Nuk është se nuk jam intelegjent për t’i parë këto gjëra por kam hesht për me e pa deri kur po shkon. Pasi e kemi hap biznesin ajo është zhdukur, tash do eci me hapa ligjor. Kam qenë i mirë asnjëherë dorështrëngues por edhe pse e kam mbyllë njërin sy s’do të thotë se nuk e kam parë”, ka thënë Blero në Prive.