I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, këngëtari i njohur Blerim Muharremi, i njohur si Blero ka folur për kapitenin e kombëtares zvicerane, Granit Xhaka.
“U bëna merak se u folke se u lëndua, por më tha se jam OK-ej”.
Ai shtoi se “u ndjeva i gëzuar që ma jepi atë lajm”.
I pyetur se cili do të ishte kapiten i Përfaqësueses së Kosovës prej këngëtarëve, u përgjigj shkurt “unë”.
Kjo është vetëm nata e dytë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.