Blerta e blertë, artistja me zërin unik

Këngëtarja Blerta Zabërgja e ftuar në Super3nd me Drilonen dhe Mirdonin, shpalosi te dëgjuesit planet e saj artistike, e ku kryefjala ishte albumi i ri, për të cilin Blerta tha se do të fillojë shumë shpejtë punën

Super3nd

Emisioni Supr3nd në valët e Radio Dukagjinit, këtë të martë mbrëma filloi me tingujt e këngës “Aromë” të këngëtarës dhe artistes Blerta Zabërgja.

Blerta të cilën me emër artistik të gjithë e njohin si “e Blertë”, është edhe pjesë e grupit Gillespie, të cilët shpesh kemi mundësi t’i dëgjojmë duke përformuar së bashku në kafenetë e kryeqytetit dhe jo vetëm.

Blerta në Super3nd me Drilonën dhe Mirdonin, shpalosi te dëgjuesit edhe planet e saj artistike, e ku kryefjala ishte albumi i ri, për të cilin Blerta tha se do të fillojë shumë shpejtë punën.

Përpos bisedës së këndëshme ne studio, dëgjuesit patën mundësinë që gjatë emisionit të shoqërohen vazhdimisht me zërin e ëmbël të Blertës e cila përformonte këngët e saj autoriale, tekstet e shumë prej të cilave i ka shkruar vetë ajo.

Emisioni i natës, Super3nd me Drilonën dhe Mirdonin transmetohet çdo të martë mbrëma në valët e Radio Dukagjinit, nga ora 22:00 deri në ora 01:00 pas mesnate.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika