Blindimi i veriut, prokuroria e policia kontrollojnë detajisht fshatrat e Zveçanit

Gjatë gjithë ditës, Policia e Kosovës ka kryer kontrolle të detajuara në disa pjesë të veriut të vendit. Manastiri i Banjkës dhe fshatrat përreth kanë qenë lokacionet kryesore. Policia ia doli që ta gjej edhe një trup të vdekur, i cili ishte anëtar i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës

Malet që lidhin Zveçanin e Leposaviqin, po kontrollohen detajisht nga Policia e Kosovës.

Për ta kryer këtë punë, është aktivizuar njësiti K-9.

Në asistencë u kanë dalur gjatë ditës edhe helikopterë të KFOR-it.

Në këto hapësira që ndodhen përreth Manastirt të Banjkës u gjet trupi i pajetë i njërit prej pjesëtarëve të grupit terrorist.

Deri tash, ai është bërë i vdekuri i tretë i grupit kriminal.

Përveç maleve, kontrolle të detajizuara u kryen edhe nëpër rrugë, shtëpi e ambiente të tjera në afërsi të manastirit.

Ekipet e forenzikës e ato të mjekësisë ligjore mbërritën që në mëngjes në Manastir, për të vazhduar punën nga nata e kaluar.

Në vendin e ngjarjes ato bashkë me njësite të tjera të Policisë kishin mjaft punë, një pjesë e së cilës u prezantua në kampin e Njësisë Speciale në Mitrovicë, “Enver Zymberi”.

Gjatë ditës në afërsi të manastirit është gjetur edhe një veturë përplot armatim.

Informacionin e ka konfirmuar prokurori i rastit, Naim Abazi.

E gjatë pasdites, nga manastiri u largua ekipi i peligrinazhit, i cili dyshohet se u mbajt i ngujuar nga grupi terrorist.

Përcjelljen e tyre deri në kufi me Serbinë, e kryen disa vetura të EULEX-it.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika