Blinken arrin në Jordani

Blinken po qëndron në Jordani për diskutime me ministrat e Lindjes së Mesme të cilët pritet të bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza

FOTO: Reuters

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tashmë ka arritur në Jordani.

Ai atje do të zhvillojë gjatë ditës takime me disa krerë arabë dhe ministra, raporton BBC.

Sipas agjendës, Blinken do të takohet me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe kryeministrin e Katarit.

Po ashtu takim do të ketë edhe me kryeministrin libanez, Najib Mikati.

Diskutimet më pas do të vazhdon me ministrat e jashtëm të Jordanisë, Libanit, Katarit, Arabisë Saudie, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të premten thirrja e Blinken për armëpushim u kundërshtua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se nuk do të kishte ndërprerje në sulmet e tij në Gaza derisa të gjithë pengjet atje të liroheshin.

Blinken në Jordani, pritet të takohet me disa nga ministrat në Lindjen e Mesme

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika