Blinken arrin në Presidencë, takon Begajn

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur ambientet e Presidencës për t’u takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në ambientet e Presidencës shqiptare për t’u takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Blinken, arriti për vizitë njëditore në Shqipëri, më 15 shkurt, ku do të zhvillojë takime me krerë shtetërorë, me të rinj dhe afganët që po strehohen në këtë shtet.

Në Aeroportin e Tiranës, Blinken u prit nga ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani.

Kjo është vizita e parë e kryediplomatit amerikan në Tiranë, dhe, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, ajo do të përqendrohet në të ardhmen e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili do të takohet me Blinkenin dhe do të kenë një konferencë të përbashkët për media, tha më herët se vizita e zyrtarit të lartë amerikan tregon se shteti shqiptar është ngritur në “një tjetër nivel” në pozicionimin e tij ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika