Blinken bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiqin, u kërkon depërshkallëzim të situatës dhe t’u përmbahen planit trepikësh të BE-së

Sekretari amerikan i shtetit, Antony J. Blinken, ka biseduar me Kurtin dhe Vuçiqin, ku u ka kërkuar depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës

Sekretari i Shtetit amerikan, Antony J. Blinken, ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku i ka kërkuar depërshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Matthew Miller, Blinken ka kërkuar nga Kurti që kryetarët e komunave në veri të vendit të punojnë nga lokacione alternative dhe jo në objektet komunale.

“Sekretari gjithashtu përsëriti mbështetjen e SHBA-së për planin trepikësh të BE-së dhe falënderoi kryeministrin Kurti për pjesëmarrjen e tij në takimin e liderëve të 22 qershorit në Bruksel”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Matthew Miller.

Gjithashtu, Blinken ka biseduar edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për t’i kërkuar uljen e tensioneve me Kosovën.

Ndërsa, Matthew Miller ka thënë se sekretari Blinken e ka mirëpritur lajmin për lirimin e tre policëve të Kosovës.

“Sekretari gjithashtu përsëriti përgjegjësit për sulmet ndaj Forcave të Kosovës (KFOR), forcës paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO në Kosovë, duhet të mbahen përgjegjës. Theksoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për planin trepikësh të BE-së dhe i kërkoi Serbisë që menjëherë të ndërmarrë hapa për të zbatojë angazhimet e saj sipas marrëveshjes së normalizimit”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika