Blinken dhe Kuleba flasin për luftën dhe krizën ushqimore në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken dhe homologu i tij ukrainas kanë diskutuar rreth përpjekjeve për të zgjidhur krizën globale të sigurisë ushqimore të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken foli të premten me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba “për të diskutuar ndihmën e vazhdueshme të SHBA-së për sigurinë për Ukrainën, ndërsa ajo mbron sovranitetin dhe integritetin e saj territorial përballë luftës brutale dhe të paprovokuar të Rusisë”, sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“Sekretari dhe Ministri i Jashtëm Kuleba ndanë përditësime mbi përpjekjet për të zgjidhur krizën globale të sigurisë ushqimore të shkaktuar nga pushtimi i Presidentit Putin, duke vënë në dukje se Kremlini vazhdon të armatizojë ushqimin dhe të përhapë pretendime të rreme për sanksionet e SHBA”, thuhet në një deklaratë nga Price, raporton CNN.

Kjo ishte thirrja e tyre e dytë këtë javë pasi folën të martën.

Kuleba tha në Twitter se ai dhe Blinken diskutuan nevojën urgjente të Ukrainës për furnizime me armatim të rëndë gjithashtu.

“Unë i vlerësoj përpjekjet e tij personale për të siguruar një mbështetje të qëndrueshme të SHBA-së dhe globale për Ukrainën. Armët e rënda janë në krye të axhendës sonë dhe më shumë po vijnë në rrugën tonë. Ukraina dhe SHBA punojnë krah për krah për të ofruar eksportet tona ushqimore pavarësisht bllokadës së pamatur të Rusisë”, shkroi Kuleba në Twitter, transmeton PortaliD.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika