Blinken dhe Von der Leyen diskutuan për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka folur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka folur të shtunën e dhjetë shtatorit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Në kuadër të këtij takimi është diskutuar dhe për afirmimin e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë energjetike të Evropës, po ashtu dhe për të vazhduar koordinimin për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për luftën e saj kundër Ukrainës.

Në diskutimet e sekretarit Blinken dhe presidentes der Leyen ka zënë vend dhe rëndësia e sigurimit të stabilitetit dhe sigurisë së vazhdueshme në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sekretari amerikan Blinken ka theksuar rëndësinë e një Konference të Shtatë të suksesshme rimbushëse për Fondin Global për Luftimin e SIDA-s, Tuberkulozit dhe Malaries.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika