Blinken do të shkojë në Bukuresht për zbatimin e Konceptit të ri Strategjik të NATO-s

Sfidat e NATO-s, janë arsyeja e udhëtimit të Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, për në Bukuresht të Rumanisë për zbatimin e Konceptit të ri Strategjik të NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken,

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken do të udhëtojë për në Bukuresht të Rumanisë nga data  28-30 nëntor, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s.

“Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s do të fokusohet në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, zbatimin e Konceptit të ri Strategjik të NATO-s, duke përfshirë sfidat nga Republika Popullore e Kinës, sigurinë energjetike, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe përpjekjet e NATO-s për të ndërtuar kapacitete dhe për të forcuar qëndrueshmërinë në Bosnje dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Agjenda e sekretarit të Amerikës, Blinken në Rumani

Ndërsa në Bukuresht, sekretari Blinken dhe kryeministri rumun Nicolae Ciucă do të vizitojnë ekspozitën “Ne njerëzit – 25 vjet partneritet strategjik” që feston momentet kyçe në partneritetin SHBA-Rumani që nga viti 1997.

Përveç këtij takim Sekretari Blinken do të ketë takime të veçanta edhe me presidentin rumun Klaus Lohannis, e ministrin e jashtëm rumun Bogdan Aurescu dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe do të marrë pjesë në një darkë pune me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika