Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Turqi, Gjermani dhe Greqi nga 16 deri më 22 shkurt.
“Gjatë këtij turneu, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, por edhe do të shohë nga afër përpjekjet e ShBA-së për të ndihmuar autoritetet turke pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë”, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.
“Blinken do të vizitojë bazën ajrore Inçirlik në jug të Turqisë më 19 shkurt” ka thënë zëdhënësi i DASH-it, Ned Price.
Nga tërmetet prej 7.8 dhe 7.5 ballësh të 6 shkurtit – që u pasuan nga qindra dridhje të tjera të tokës – në Turqi dhe Siri deri më tani ka lënë mbi 40 mijë persona.
Ndërkaq, në Greqi, Blinken do të zhvillojë bisedime me kryeministrin e shtetit, me ministrin e Jashtëm dhe me liderët e opozitës, tha Price.
Po ashtu, më 21 shkurt, Blinken do të lansojë rundin e katërt të Dialogut Strategjik ShBA-Greqi.