Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”

"Presidentja Osmani ishte e rëndësishme në nisjen e kësaj iniciative. Ajo tashmë po demonstron mënyrën se si këto qendra mund të shërbejnë si qendra për ide dhe për inovacion".

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Kosovë.

Gjatë një fjalimi në kuadër të Samitit të NATO-s, Blinken e falënderoi Osmanin për kontributin e saj të rëndësishëm në nisjen e kësaj iniciative.

“Këtë vit qendrat rajonale ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’ janë hapur në Kolumbi dhe Kosovë. Ne jemi mirënjohës që kemi presidenten Osmani këtu me ne sot. Presidentja Osmani ishte e rëndësishme në nisjen e kësaj iniciative.

Ajo tashmë po demonstron mënyrën se si këto qendra mund të shërbejnë si qendra për ide dhe për inovacion. Në muajt në vijim do të hapim qendrën e tretë në Filipine”, ka deklaruar Sekretari amerikan.

Ndërkaq, më herët Osmani ka zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken.

Ky takim u bë i ditur nga vetë Osmani përmes një postimi në Facebook, ku ajo theksoi rëndësinë e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për stabilitetin dhe prosperitetin global.

“Faleminderit sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Uashington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s. Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global,” ka shkruar Osmani në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika