Blinken: E përkrahim Shqipërinë dhe M. e Veriut drejt anëtarësimit të tyre në BE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, ka deklaruar se SHBA-ja mbështet veçanërisht Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, derisa të njëjtat ecin përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përkrahur propozimin francez të votuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Blinken e ka quajtur si hapë i avancuar drejt rrugës së Bashkimit Evropian (BE), e që sipas tij kjo është në përputhje me vlerat dhe shpresës së madhe të qytetarëve të saj, ndaj këtij qëllimi.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin votën parlamentare të Maqedonisë së Veriut për të avancuar në rrugën e saj drejt BE-së, në përputhje me vlerat dhe aspiratat e qytetarëve të saj”, ka deklaruar Blinken, në rrjetin social Twitter.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se SHBA-ja mbështet veçanërisht Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, derisa të njëjtat ecin përpara në procesin e anëtarësimit në BE.

“Ne mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ndërsa ato ecin përpara në procesin e anëtarësimit në BE”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, sipas tij ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.

Me 68 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët e pozitës të shtunën kanë miratuar konkluzionet e propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë.

Votimi i propozimit francez për ndryshime kushtetuese ishte kusht që Maqedonia e Veriut ta zhbllokonte procesin e integrimeve evropiane.

Pas miratimit të këtij propozimi, Maqedonia e Veriut do ta ketë obligim ta njohë pakicën bullgare si komb të barabartë me të tjerët.

Propozimi francez përmban shtatë pika, ku pika që ka nxitur më së shumti debat dhe madje ka shkaktuar edhe protesta të dhunshme në Maqedoninë e Veriut, ishte çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, dhe po kjo pikë është përfshirë në propozimin francez.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas miratimit të “Propozimit Francez” nga parlamenti i Maqedonisë Veriore.

Rama përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se një delegacion shqiptar do të niset të hënën për në Bruksel, për t’i filluar negociatat për anëtarësim.

Gjithashtu, edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se ky miratim nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut i ka hapur rrugë mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave drejt antarësimit të BE-së.

Scholz: Maqedoninë dhe Shqipërinë ne i duam si anëtare të BE-së

Maqedonia e Veriut e miraton propozimin francez

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika