Blinken e uron Messin për fitore në Kupën e Botës

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken e ka uruar Argjentinën dhe futbollistin argjentinas, Leo Messin për fitoren në Kupën e Botës, duke thënë se ishte "një humbje e vështirë për Les Bleus, por bota nuk mund të kishte kërkuar një ndeshje më të mirë, më të luftuar në atë që ishte vërtet një lojë e bukur"

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken,

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, e ka uruar ekipin e Argjentinës dhe futbollistin argjentinas, Leo Messin për fitoren në Kupën e Botës, e cila e bëri këtë ekip Kampione të Botës.

Sekretari Blinken ka thënë se ishte një humbje e vështirë për Les Bleus, por sipas tij bota nuk mund të kishte kërkuar një ndeshje më të mirë, “më të luftuar në atë që ishte vërtet një lojë e bukur”.

“Urimet e mia për Argjentinën dhe për Lionel Messin për kurorëzimin e arritjes”, ka shkruar Blinken.

Tutje, sekretari Blinken ka potencuar se mezi pret të bëjë tifo për skuadrën vendase në vitin 2026.

“Një humbje e vështirë për Les Bleus, por bota nuk mund të kishte kërkuar për një ndeshje më të mirë, më të luftuar në atë që ishte vërtet një lojë e bukur. Urimet e mia për Argjentinën dhe për Lionel Messin për arritjen e kurorëzimit. Tashmë mezi pres të bëj tifo për skuadrën vendase në vitin 2026”, ka shkruar sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken në Twitter.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika