Blinken: Ekziston një hendek në mes të qëllimit të Izraelit për t’i mbrojtur civilët dhe asaj që po bëhet në terren

“Është e domosdoshme – mbetet e domosdoshme – që Izraeli të vendosë një premium në mbrojtjen civile dhe mbetet një boshllëk mes pikërisht asaj që thashë kur isha atje, qëllimit për të mbrojtur civilët dhe rezultateve aktuale që po shohim në terren”, ka deklaruar sekretari amerikan, Antony Blinken

Antony Blinken, US secretary of state, during a news conference with Vivian Balakrishnan, Singapore's foreign affairs minister, not pictured, at the US State Department in Washington, DC, US, on Friday, June 16, 2023. Blinken is departing today for a trip to China aimed at stabilizing ties with the world's second-largest economy and reducing the risk that miscommunication ignites conflict between the two superpowers. Photographer: Nathan Howard/Bloomberg via Getty Images

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ka një “hendek” midis qëllimit të Izraelit për t’i mbrojtur civilët dhe mënyrës se si po shpaloset lufta në Gaza.

“Është e domosdoshme – mbetet e domosdoshme – që Izraeli të vendosë një premium në mbrojtjen civile dhe mbetet një boshllëk mes pikërisht asaj që thashë kur isha atje, qëllimit për t’i mbrojtur civilët dhe rezultateve aktuale që po shohim në terren”, tha Blinken, në një konferencë të përbashkët shtypi me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, në Uashington DC të enjten.

Blinken ka bërë katër udhëtime në Gaza që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë biseduar me Izraelin për zbatimin e “pauzave ditore” në luftime dhe për t’ua bërë të ditur banorëve të Gazës se ku mund të shkojnë për t’u larguar nga rreziku.

“Izraeli ka detyrimin të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë përparësi mbrojtjes së civilëve dhe maksimizimit të ndihmës humanitare,” tha ai./BBC.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika