Blinken emëron Tom Sullivanin si këshilltar për të zëvendësuar Cholletin

Këshilltari i ri i DASH-it, Tom Sullivan, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka emëruar Tom Sullivan si këshilltar të ri të Departamentit amerikan të Shtetit, duke zëvendësuar në këtë post Derek Chollet, i cili ka marrë një post të ri në Pentagon.

Sullivan deri më tani ka shërbyer si zëvendësshef i stafit të Blinkenit dhe ka mbajtur këtë pozitë edhe kur John Kerry ka qenë sekretar i Shtetit.

“Tom Sullivan ka njohuri të thella për mënyrën se si formulohet dhe zbatohet politika jonë e sigurisë kombëtare, një njohuri që ai e përdor çdo ditë në emër të popullit amerikan”, tha Blinken përmes një njoftimi për media më 24 qershor.

Sipas njoftimit, Tom Sullivan ka marrë pjesë në takimet me krerë shtetërorë, ministra të jashtëm dhe udhëheqës botërorë “teksa ne rindërtojmë aleancat dhe partneritetet tona, kundërshtojmë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe stabilizojmë lidhet tona me Kinën, por edhe mbrojmë interesat amerikane dhe punojmë për paqe të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet në Lindjen e Mesme”.

Derek Chollet ishte këshilltar i posaçëm në DASH dhe ka qenë i angazhuar me çështjet që kishin të bënin me rajonin e Ballkanit Perëndimor, por ato në Mianmar dhe Irlandën Veriore.

Ai korrikun e vitit të kaluar njoftoi se do të merrte një post të ri në Departamentin amerikan të Mbrojtjes./REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika