Blinken i bindur për përparim në pranimin e Suedisë në NATO

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur bindjen e tij më 6 nëntor se do të ketë përparim në anëtarësimin e Suedisë në NATO, pasi u zhvilluan bisedime me homologun e tij turk në Ankara

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha më 6 nëntor se është i bindur që do të ketë përparim në anëtarësimin e Suedisë në NATO, pas bisedimeve që zhvilloi me homologun e tij turk në Ankara.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të hënën dërgoi në Parlament projektligjin për ratifikimin e pranimit të Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s, pasi për muaj të tërë kishte bllokuar këtë legjislacion.

Legjislacioni duhet të miratohet nga Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit, para se t’i dërgohet Asamblesë së Përgjithshme. Më pas, Erdogan duhet ta nënshkruajë atë për t’u shndërruar në ligj.

“Jam i bindur se do të shohim një lëvizje përpara për këtë çështje”, tha Blinken për gazetarët para se të largohej nga Ankaraja, përderisa u pyet nëse Turqia kishte dhënë ndonjë garanci për mbështetjen e pranimit të Suedisë në NATO.

Blinken tha se SHBA-ja ishte shumë e inkurajuar nga fakti që Erdogan ka dërguar në Parlament për ratifikim protokollin për pranim, duke shtuar se ky ishte një “përkushtim i përbashkët” i Ankarasë dhe Uashingtonit.

Kryediplomati amerikan tha se pret që të shohë rezultate për këtë çështje.

Pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO. Finlanda u bë anëtarja më e re e aleancës në prill, por Suedia ende po pret ratifikimin nga parlamentet e Turqisë dhe Hungarisë, shkruan REL.

Kreu i Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin turk tha javën e kaluar se ai nuk do të përshpejtojë procesin e ratifikimit për pranimin e Suedisë në NATO. Por, gjatë fundjavës, Erdogan deklaroi se do të tentojë ta lehtësojë këtë proces.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika