Blinken i kërkon Vuçiqit marrëveshje të shpejtë me Kosovën

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas bisedës telefonike me Albin Kurtin, ka biseduar në telefon edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Blinken ka theksuar domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Kosovën





Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili i ka kërkuar presidentit të Serbisë, arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje me Kosovën.

“Sekretari i Shtetit Blinken e informoi Presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën, dhe presidenti Vuçiq prezantoi pikëpamjet e Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë.

Në njoftimin, po ashtu, bëhet e ditur se Sekretari Amerikan i Shtetit dhe presidenti serb, kanë folur edhe për raportet e Serbisë me Rusinë.

“Tri temat kyçe të kësaj bisede telefonike ishin çështja e Kosovës, dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimeve energjetike të vendit tonë”, thuhet tutje në njoftim.

 

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika