Blinken mbërrin në Ukrainë, do të takohet me Zelensky-n

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zbarkoi në kryeqytetin ukrainas mëngjesin e sotëm.

Ai do të takohet sot me presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë. Gjatë këtij takimi ai pritet të japë një mesazh “sigurie të fortë” për ukrainasit.

Vizita e tij vjen ndërsa vendi përpiqet të frenojë një inkursion të madh rus pranë qytetit të tij të dytë më të madh, Kharkiv.

Ardhja e Blinkenit shënon gjithashtu tri javë që kur Kongresi amerikan më në fund ra dakord për një paketë të re ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Antony Blinken nuk është i vetmi politikan perëndimor që ka vizituar Ukrainën ditët e fundit.

Sekretari i Jashtëm në hije i laburistëve, David Lammy dhe sekretari i mbrojtjes në hije, John Healey, ishin dje në Kiev për t’u takuar me shefin e zyrës së presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak dhe ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po takohen në Kiev, raporton BBC.

Udhëtimi i sotëm shënon herën e katërt që kryediplomati amerikan viziton Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.

Më herët, një zyrtar i lartë amerikan që udhëtonte me Blinkenin u tha gazetarëve se qëllimi i kësaj vizite “është të dërgojë një sinjal të fortë sigurie për ukrainasit, të cilët pa dyshim janë në një moment shumë të vështirë si me betejën e ashpër në frontin lindor, por edhe me rusët” tani duke zgjeruar disa sulme ndërkufitare në Kharkiv”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika