Blinken në Jordani, pritet të takohet me disa nga ministrat në Lindjen e Mesme

Blinken po qëndron në Jordani për diskutime me ministrat e Lindjes së Mesme të cilët pritet të bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken,

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të shtunën gjendet për vizitë në Jordani.

Siç raporton BBC, Blinken atje po qëndron për diskutime me përfaqësuesit e kombeve arabe, të cilët pritet të bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Ai do të takohet me Mbretin Abdullah para bisedimeve me ministrat e jashtëm nga Jordania, Katari, Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo pasi ka pasur shqetësime në rritje për numrin e madh të viktimave civile.

Të premten thirrja e Blinken për armëpushim u kundërshtua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se nuk do të kishte ndërprerje në sulmet e tij në Gaza derisa të gjithë pengjet atje të liroheshin.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika