Blinken në Tiranë: Moment i rëndësishëm për marrëdhëniet bilaterale

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke e vlerësuar mikpritjen në Tiranë si të mrekullueshme, ka theksuar se kryeministri shqiptar, Edi Rama, të cilin e cilësoi si një lider të shquar, ka ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara

Në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka theksuar se ndihet shumë i vlerësuar për pritjen dhe ambientin e ngrohtë, duke e quajtur atë “vendi i shqiponjave”.

Pas një takimi me të rinjtë shqiptarë, të cilët kanë përfituar nga programet edukative amerikane, ai ka theksuar forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Blinken ka thënë se ndjen një mirëseardhje të mrekullueshme dhe ka shprehur mirënjohjen për ambientin e ngrohtë që ka ndier në çdo dhomë në Tiranë.

Ai ka vlerësuar punën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ka thënë se është duke i dhënë energji dhe ngjyra të bukura qytetit.

“Një pritje të mrekullueshëm në vendin e shqiponjave e ndjej ambientin e ngrohtë jashtë, dhe e ndjej ngrohtësinë në çdo dhomë që kam qenë në Tiranë dhe nuk e dini sa mirënjohës jam. Është një moment i rëndësishëm dhe vlerësim për punën tuaj  për të forcuar marrëdhëniet midis vendeve tona. Falënderoj z. Rama dhe jam shumë i lumtur që jam sot me ju në një qytet që ju si ish-kryetar bashkie i keni dhënë energji dhe i keni dhënë ngjyra të bukura. Jam mirënjohës dhe sidomos jam mirënjohës partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi”, ka deklaruar Blinken.

Gjithashtu, sekretari i Shtetit ka falënderuar kryeministrin dhe ka shprehur gëzimin e tij për “partneritetin e jashtëzakonshëm që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë ndërtuar”.

Në deklaratat e tij, Blinken ka theksuar momentin si një vlerësim për punën e bërë për t’i forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ai ka falënderuar kryeministrin Rama për “udhëheqjen e tij të shquar” dhe ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë mes tyre.

Sekretari Blinken ka theksuar optimizmin që ka vërejtur në energjinë e qytetit dhe ka shprehur bindjen se Shqipëria është në rrugë drejt një të ardhme të integruar me Perëndimin, Evropën dhe botën.

“Zoti kryeministër është jo vetëm një udhëheqje e shquar, por edhe një kryeministër shumë i mirë, edhe këto tre vitet e fundit katër, që kemi punuar bashkë zoti kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i ka përballuar këto vështirësi se bashku me ne. Gjithçka ku shikoni ju, edhe unë e pashë sot në rrugët e Tiranës, mund ta shihni energjinë optimizmin për të ardhmen, një e ardhme e integruar me perëndimin me Evropën dhe botën”, ka deklaruar mes tjerash ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika