Blinken nis udhëtimin në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka arritur në Egjipt për të filluar vizitën treditore në Lindjen e Mesme, ku do të kërkojë t’i lehtësojë tensionet izraelito-palestineze pas një shpërthimi dhune.

Sekretari amerikan, në Jerusalem do të takojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Blinken e kishte planifikuar prej kohësh vizitën, për të parë Qeverinë e re të krahut të djathtë të Izraelit, por udhëtimi mori një urgjencë të re pas përshkallëzimit më të keq të dhunës në disa vite.

Blinken do të udhëtojë gjithashtu në Ramallah për t’u takuar me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, zyrtarë të tjerë palestinezë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Qeveria e Netanyahut ka propozuar një rishikim gjithëpërfshirës të gjyqësorit që do të forconte kontrollin politik mbi emërimin e gjyqtarëve, ndërkohë që do të dobësonte aftësinë e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar legjislacionin ose për të vendosur kundër veprimeve të Qeverisë, shkruan VOA.

Propozimet kanë shkaktuar demonstrata të mëdha në rrugë, kundër asaj që protestuesit e shohin si minimin e mundshëm të pavarësisë së gjyqësorit.

“Është qartë një masë e gjallërisë së demokracisë që kjo është kontestuar kaq qartë lart e poshtë nëpër segmente të shoqërisë izraelite”, kishe thënë Barbara Leaf, zyrtarja më e lartë e Departamentit të Shtetit për Lindjen e Mesme.

Në Kajro, Blinken do të takohet me presidentin Abdel Fattah El-Sissi dhe ministrin e Jashtëm, Sameh Shoukry për të forcuar “partneritetin strategjik” të Uashingtonit me Egjiptin dhe për të rritur bashkëpunimin për çështjet rajonale si tranzicioni i Sudanit dhe zgjedhjet në Libi, tha Leaf.

Administrata Biden ka mbajtur miliona dollarë ndihmë ushtarake për Egjiptin për shkak të dështimit të tij për të përmbushur kushtet e të drejtave të njeriut, megjithëse grupet e avokimit kanë kërkuar që të mbahen më shumë, duke pretenduar abuzime të gjera, duke përfshirë torturën dhe zhdukjet me forcë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika