Raporti i 31 gushtit nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut përshkruan në detaje alarmante shkeljet dhe abuzimet e të drejtave të njeriut që ndodhin në Xinjiang.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka reaguar pas këtij raporti të OKB-së me një deklaratë për media ku ka thënë se “shkalla arbitrare dhe diskriminuese të anëtareve të grupeve ujgure dhe komuniteteve me shumicë myslimane, mund të arrijë në përfundim dhe të cilësohet si krim ndërkombëtarë, në veçanti krim kundër njerëzimit”.
Ai ka thënë se ShBA-të e mirëpresin këtë raport, i cili ka përshkuar trajtimin dhe abuzimin e këtyre grupeve nga qeveria e Republikës Popullore të Kinës.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin këtë raport të rëndësishëm, i cili përshkruan me vertetësi trajtimin dhe abuzimet e tmerrshme të ujgurëve dhe anëtarëve të grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare nga qeveria e Republikës Popullore të Kinës (PRC)” ka shkruar Blinken.
The @UNHumanRights recently released report on the Human Rights Situation in Xinjiang lays out the PRC’s human rights violations and abuses in unnerving detail. We call on the PRC to immediately cease committing these atrocities. https://t.co/MQmI8mFoxo
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) September 1, 2022
Blinken është shprehur se ky raport ka thelluar dhe ka rikonfirmuar shqetësimin e ShBA-ve në lidhje me ‘krimet kundër njerëzimi’ nga qeveria kineze.
“Ky raport thellon dhe rikonfirmon shqetësimin tonë të madh në lidhje me gjenocidin e vazhdueshëm dhe krimet kundër njerëzimit që autoritetet qeveritare të Republikës Popullore të Kinës (PRC) po kryejnë kundër ujgurëve, të cilët janë kryesisht myslimanë, dhe anëtarëve të grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare në Xinjiang” ka vazhduar Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Ai bëri të ditur se autoritet amerikane do të punojnë me shoqërinë civile dhe komunitetin ndërkombëtar për të kërkuar drejtësi për atë çka po ndodh në provincën Xinjiang, dhe gjithashtu do të kërkojnë llogari dhe do ti bëjnë thirrje qeverisë kineze të lirojë të arrestuarit padrejtësisht, të japë llogari për ata të zhdukurit dhe t’u lejojë hetuesve të pavarur akses të plotë dhe të papenguar në Xinjiang, Tibet dhe në të gjithë Republikën Popullore të Kinës.
Raporti i OKB-së: “Shkelje serioze e të drejtave të njeriut” nga Kina në provincën Xinjiang