Blinken: SHBA po ndjek njoftimet për amerikanë mes viktimave në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se Uashingtoni po ndjek njoftimet sipas së cilave qytetarë amerikanë ishin mes të vrarëve dhe personave që nuk u dihet fati nga dhuna në Izrael

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se Uashingtoni po ndjek njoftimet sipas së cilave qytetarë amerikanë ishin mes të vrarëve dhe personave që nuk u dihet fati nga dhuna në Izrael dhe se Shtetet e Bashkuara po “punojmë pa pushim për të verifikuar” këto njoftime.

Blinken i bëri komentet të dielën në intervista në emisionet e mëngjesit në kanalet televizive amerikane, duke e quajtur goditjen ndaj Izraelit “një sulm terrorist nga një organizatë terroriste”.

Kryediplomati amerikane tha se SHBA po shqyrton kërkesat për ndihmë shtesë që kanë bërë izraelitët dhe se mund të ketë zhvillime në këtë drejtim gjatë ditës.

Sekretari amerikan i Shtetit tha gjithashtu se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit mund të ketë qenë pjesërisht i motivuar nga synimi për të penguar normalizimin e mundshëm të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite./VOA

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika