Blinken: ShBA-të mbështesin integrimin euroatlantik të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Antony  Blinken ka thënë se ShBA-të mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Liderët e vendit do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, për Programin Kompakt të Kosovës.

Ndërsa, Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Antony Blinken nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se ShBA-të mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE.

Gjithashtu, ai ka vlerësuar mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e Kosovës për Ukrainë e cila ndodhet në luftë që nga shkurti i këtij viti.

Kurse, të martën do të nënshkruhet një kontratë me William Challenge Coorporation, në veçanti për të mbështetur energjinë stabile, gjithashtu, do të diskutojmë edhe çështjet kritike të sigurisë rajonale, ka thënë Blinken në takimin e ditës së martë me kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika