Blinken shpreh shqetësime serioze për marrëdhëniet ushtarake Rusi – K. Veriore

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin, ndajnë shqetësim të thellë për rritjen e bashkëpunimit ushtarak në mes të Koresë së Veriut dhe Rusisë

Antony Blinken, US secretary of state, during a news conference with Vivian Balakrishnan, Singapore's foreign affairs minister, not pictured, at the US State Department in Washington, DC, US, on Friday, June 16, 2023. Blinken is departing today for a trip to China aimed at stabilizing ties with the world's second-largest economy and reducing the risk that miscommunication ignites conflict between the two superpowers. Photographer: Nathan Howard/Bloomberg via Getty Images

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se ai dhe ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin, ndajnë shqetësim të thellë për rritjen e bashkëpunimit ushtarak në mes të Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Blinken dhe Park kanë thënë se kanë diskutuar edhe për bashkëpunim drejt zbatimit të një strategjie të zgjeruar parandaluese, me qëllim të luftimit të kërcënimeve prej Koresë së Veriut, si dhe për rritje të bashkëpunimit strategjik me Japoninë, shkruan REL.

Ata kanë paralajmëruar marrjen e masave për dërgim të paralajmërimeve në kohë reale për testimet që kryen Koreja e Veriut, për stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe për tentime që të luftohet ndikimi dashakeq i verikoreanëve.

ShBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia e kanë dënuar atë që besojnë se është bartje e armëve dhe e pajisjeve ushtarake të Koresë së Veriut në Rusi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika