Blinken takohet me presidentin palestinez, dënon dhunën ndaj civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor

Në takimin e tij me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, diplomati i lartë amerikan Antony Blinken, ka dënuar dhunën ekstremiste kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor

Pamje nga takimi mes diplomatit amerikan, Antony Blinken dhe presidentit palestinez, Mahmoud Abbas. Foto e marrë nga: Ghetty Images

Diplomati i lartë amerikan, Antony Blinken, është takuar me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, në Ramallah, i cili është një qytet në Bregun Perëndimor.

Blinken, presidentit palestinez i ka thënë se ShBA ishte e përkushtuar për të ndërmarrë “hapa të prekshëm për të avancuar” një shtet palestinez.

Në një deklaratë më pas, ShBA ka thënë se Blinken “dënoi dhunën ekstremiste kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor” dhe ka thënë se do të vazhdojë të këmbëngulë për përgjegjësinë e plotë për ata që janë përgjegjës.

Dje dy djem palestinezë, tetë dhe 14 vjeç, u qëlluan dhe u vranë gjatë një inkursioni të ushtrisë izraelite në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar palestinez, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

OKB ka thënë se më shumë se 230 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori – shumica nga forcat izraelite, por tetë nga kolonët izraelitë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika