Blinken takon Vuçiqin, diskutojnë për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Antony Blinken ka takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq janë takuar në Konferencën e Sigurisë, e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Zyrtari amerikan ka deklaruar se ka pasur një “bisedë produktive” me presidentin e Serbisë në Gjermani.

Kryediplomati amerikan nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Twitter, ka thënë se gjatë takimit me presidentin serb është diskutuar rëndësia për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne diskutuam rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Unë e vlerësojë mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Kujtojmë se, gjatë ditës së 17 shkurtit për në këtë Konferencë ka udhëtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku pritet të ketë takime të ndryshme me liderë botëror.

Vuçiq, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka shkruar në profilin e tij në Instagram se në takim me Blinkenin, përveç se u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, u konfirmua edhe “përmirësimi e marrëdhënieve” mes vendeve.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen më 24 shkurt në Bruksel, ku do të diskutojnë rreth planit franko-gjerman, i cili parasheh normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika