Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Bliken, i ka bërë thirrje Izraelit që të bëjë gjithçka për t’i mbrojtur civilët në luftimet në Gaza dhe të sigurohet se do të marrin ndihmë humanitare.
Ai thotë se duhet të ndërmerren një sërë hapash të rëndësishëm për ta bërë këtë të mundur, duke përfshirë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe përhapjen në zona të tjera në rajon.
“Duhet të bëjmë më shumë për t’i mbrojtur civilët palestinezë. E kemi bërë të qartë se teksa Izraeli kryen fushatën ndaj Hamasit, si e bën këtë ka rëndësi, ka rëndësi, sepse është e jashtëligjshme ta bësh”, ka deklaruar Blinken, raporton BBC.
Deri më tani, Ministria palestineze e Shëndetësisë ka raportuar për 23 mijë të plagosur nga bombardimet, ndërsa 24 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza që nga nisja e operacionit tokësor.