Blinken thotë se Kina mund t’i japë armë Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Kina është duke planifikuar që t’i japë armë Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Kina është duke e konsideruar t’i japë Rusisë armë dhe municion si mbështetje për luftën në Ukrainë.

Blinken i tha CBS Nwës se kompanitë kineze tashmë po ofrojnë “mbështetje jovdekjeprurëse” për Rusinë – dhe informacionet e reja sugjeronin se Pekini mund të ofronte “mbështetje vdekjeprurëse”.

Ky përshkallëzim do të nënkuptonte “pasoja të rënda” për Kinën, paralajmëroi ai.

Kina ka mohuar raportet se Moska ka kërkuar pajisje ushtarake.

Presidenti kinez, Xi Jinping, është një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ende nuk e ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia – por ai ka kërkuar të qëndrojë neutral në konflikt dhe ka bërë thirrje për paqe.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se nuk do të pranonte “tregimin me gisht” dhe “shtrëngimin” nga SHBA për marrëdhëniet e saj me Rusinë.

Blinken po fliste për CBS pasi u takua me kryediplomatin kinez, Wang Yi, të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai tha se gjatë takimit ai shprehu “shqetësime të thella” për “mundësinë që Kina të sigurojë mbështetje materiale vdekjeprurëse për Rusinë”.

“Deri më sot, ne kemi parë kompani kineze… të ofrojnë mbështetje jovdekjeprurëse për Rusinë për përdorim në Ukrainë. Shqetësimi që kemi tani bazohet në informacionin që kemi se ata po shqyrtojnë ofrimin e mbështetjes vdekjeprurëse,” tha ai.

Ai nuk shtjelloi se çfarë informacioni kishte marrë SHBA në lidhje me planet e mundshme të Kinës. Kur u vu nën presion mbi atë që SHBA besonte se Kina mund t’i jepte Rusisë, ai tha se do të ishin kryesisht armë si dhe municione.

SHBA -ja ka sanksionuar një kompani kineze që dyshohet se ka ofruar imazhe satelitore të Ukrainës për mercenarët Wagner Group, i cili furnizon Rusinë me mijëra luftëtarë.

Blinken i tha CBS se “natyrisht, në Kinë, nuk ka asnjë dallim midis kompanive private dhe shtetit”.

Nëse Kina do t’i siguronte Rusisë armë, kjo do të shkaktonte një “problem serioz për ne dhe në marrëdhëniet tona”, shtoi ai.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit ishin tashmë të dobëta pasi SHBA-ja rrëzoi një balonë të supozuar spiune kineze në fillim të shkurtit. Të dyja palët shkëmbyen akuza, por të dyja palët u shfaqën të turpëruara nga incidenti dhe dukeshin gati për të vazhduar më tej.

Por, nëse Kina do të dorëzonte armë për t’i ndihmuar forcat ruse në Ukrainë, atëherë marrëdhëniet SHBA-Kinë do të përkeqësoheshin shumë më rëndë.

Do të ishte gjëja më “katastrofike” që mund t’i ndodhte marrëdhënies mes dy gjigantëve, tha senatori i lartë republikan Lindsay Graham.

“Do të ishte si të blini një biletë në Titanikun pasi ta shihni filmin”, tha ai për ABC News. “Mos e bëj këtë”.

Blinken tha gjithashtu se SHBA ishte e shqetësuar për ndihmën e Kinës për Rusinë për t’iu shmangur sanksioneve perëndimore të dizajnuara për të gjymtuar ekonominë e Rusisë. Tregtia e Kinës me Rusinë ka qenë në rritje dhe është një nga tregjet më të mëdha për naftën, gazin dhe qymyrin rus.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika