Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe ish-deputet i Partisë Socialiste (PS), Alqi Bllako është rrefyerë para Strukurës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për akuzat që janë bërë nga kjo e fundit mbi çështjen e njohur si “Inceneratorët”, ky i fundit ka hedhur poshtë gjithçka duke thënë se “ai ishte vetëm përcjellës i shkresave”.
Nga dëshimia e Bllakos, vetëm një detaj deri me tani është zbardhur edhe ai është i lartë përmenduri.
Sipas këtij të funidt ky kishte vetëm një rol në këtë çështje dhe ai ishte që t’ia përcillte shkresat drejt Këshillit të Ministrave, për miratim.
Një ndër akuazat nga SPAK-u, është bashkëpunimi me Lefter Kokën edhe disa zyrtarë të Fierit, ku dyshohen se kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë ndryshuar destinacionin e pronës ku do të ndërtohej Inceneratori.
Bllako, dyshohet se kishte favorizuar kompaninë fitusese të inceneratorit në Fierë dhe kishte marrë si ryshfet shumën prej 14.9 mililonë lek, nëpërmjet llogarisë së babait të tijë, dhe kjo pagesë ishtë bërë në formën e pagesavë tek Edmond Bllako.
Para disa ditëve, SPAK kishte konstatuar se duhet të zbatohet masa e arrestit me burg edhe për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Koka, dyshohet se ka kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, ku thuhet se i ka kryer në bashkëvepër me persona të tjerë.
Nga drejtësia nuk do të shpëtojnë as bashkëpunorët e Bllakosë edhe Kokës, të cilët do ta vuajnë dënimin me burg pasi kishin keqpërdorur detyrën zyrtare. Ata janë, ish-kryetari i Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi, ish-kryekomunari Azem Shatri dhe ish-anëtari i Komisionit, Florjan Muçaj.
SPAK të gjithë i akuzon për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Të akuzuarit për “Shpërdorimi të Detyrës” janë lënë në burgimi shtëpiak, një ndër ta është edhe ish-anëtarja e komisionit, Sabina Cenameri.
Hetimet e SPAK që lidhen më “inceneratorin e Fierit, nuk kanë mbaruar. Kjo e fundit ka lëshuar urdhër arrest edhe për 10 persona.
Vendimet e SPAK-ut për inceneratorin e Fierit, pas kallëzimeve penale të bërë nga subjektet politike, siç janë, Nisma Thurje, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka publikuar dokumentin mbi hetimet e kryera për inceneratorin e Fierit.
Nga hetimet e kryera kanë rezultuar se, në procedurën e dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, nga anëtarët e Komisionit të Koncesionit, në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, është bërë e ditur nga SPAK.
Këto hetime kanë nxjerur në dritë veprimet e kundërligjshme të kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, shtetasit Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me ish-ministrin Koka, dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit, Bllako.
Zyrtarët kishin përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”.
Në dokumentin e publikuar në pikën e tretë të SPAK-ut bëhet e ditur se, kanë rezultuar të dhëna se nga shoqëritë “Integrated Technology Waste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit) janë pranuar fatura tatimore shitjeje.
Ka pasur edhe manipulime duke paguar fatura për punë që nuk janë kryer për disa shoqëri.
Në mënyrë të paligjshme janë paguar 146 milionë e 83 mijë e 71 lekë, tek Kompania “Shoqëria sh.p.k e cila ka përfituar këtë shumë.
Sipas të gjeturave nga SPAK, këto të dhëna mund të krijojnë dyshimin që shuma e sipërpërmendur është paguar nga “Integrated Technology Waste Treatment Fier” drejt ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesionit.
Këto janë realizuar nëpërmjet një skemë fiktive për kryerjen e pagesavë, për shtetasin Klodian Zoto, në cilësinë e aksionerit te shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, si dhe shtetasi A.M., në cilësinë e administratorit të shoqërisë, të cilët kanë bërë për tu mbuluar dhe për tu fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare.
SPAK, kishte vërtetuar që Lefter Koka kishte pranuar, dhe se ka marrë nga shoqëria e koncesionit “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., përfitime të parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncesionare, duke përdorur disa shoqëri të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij dhe prej personave familjarë të tij.
Në konstatimin e SPAK-ut, thuhet se nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se, nga ana e Alqi Bllakos, gjatë kohës që kishte shërbyer në fillim me funksionin sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit dhe më pas drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, ky ka favorizuar shoqërin koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.
Krejt kjo ishte bërë për përfitime të paligjshme duke përvetësuar në mënyrë të tërthortë shumën prej 14 milionë e 964 mijë e 900 lekë.