Bllokim i përkohshëm i rrugës në Graqanicë, shkak protesta e paralajmëruar

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për bllokimin e rrugës në Graqanicë për shkak të një proteste të paralajmëruar

Graçanicë, fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa për ta siguruar rendin dhe sigurinë gjatë një proteste të paralajmëruar në Graqanicë, e cila do të mbahet këtë të premte.

Me qëllim të mbarëvajtjes së kësaj proteste, autoritetet kanë vendosur bllokimin e përkohshëm të rrugës kryesore në zonën e Graqanicës.

Bllokimi i rrugës pritet të jetë në fuqi nga ora 11:30 deri në përfundimin e protestës.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së një proteste të paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtojë trafikun për automjetet që udhëtojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi rruga kryesore në Graqanicë do të ketë ndërprerje (bllokim) të përkohshme të qarkullimit të trafikut, deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve gjatë kësaj periudhe të ndërprerjes së trafikut, duke u bërë thirrje që gjatë kësaj periudhe t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.

Sipas njoftimit, masa të tilla janë marrë për të garantuar që protesta të zhvillohet pa probleme dhe për të siguruar sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Banorët e Graçanicës, një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit, po protestojnë në shenjë solidariteti me serbët në veri të Kosovës.

Siç ka raportuar REL-i, të pranishëm në protestë janë kryesisht punonjës të institucioneve që punojnë sipas sistemit serb, por edhe në komunat që punojnë sipas sistemit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika