“Bllokimi” i 28.8 milionëve, Rama: Ka një sabotim nga Qeveria Kurti

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se Qeveria Kurti po ua bllokon 28.8 milionë eurot për 172 projekte kapitale të kryeqytetit për këtë vit. Ai ka kërkuar që këto projekte të mos politizohen dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim nga ana e Ministrisë së Financave

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës

Komuna e Prishtinës në muajin prill kishte kërkuar nga Ministria e Financave që të mos bllokojë dhe urgjentisht të bëjë bartjen e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës për vetëqeverisje lokale.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë 28.8 milionë euro të parapara për 172 projekte kapitale të kryeqytetit për këtë vit, të cilat Qeveria po ua bllokon.

Ai gjatë emisionit Debat Plus, ka thënë se është duke u vërejtur një bojkotim apo sabotim nga ana e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, Ministria e Financave ka luajtur me një ligj dhe po përpiqet të ndalojë 28.8 milionë euro.

“Unë vazhdoj me thënë edhe dua të besoj që jo, por normal që po vërehet, tash veç kjo tendencat e 28.8 milionëve, të cilat janë para vetanake të kryeqytetit me u ndal mosardhja e tyre, kemi hyrë në maj, ne i kemi 172 projekte të ndërlidhura me pikërisht këto fonde, dhe ne jemi akoma duke i lutur me i bë ato bartje, ndërsa Ministria e Financave ka luajtur aty me një ligj, edhe mundohen t’i ndalin 28.8 milionë. Po shpresoj që është një gabim teknik edhe kanë me i leju këto, edhe ne vazhdojmë punën”, ka deklaruar ai.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos i politizojë gjërat kur janë në pyetje projektet kapitale.

Po ashtu, ai ka kërkuar bashkëpunim edhe nga Ministria e Financave, pasi sipas tij, Komuna e Prishtinës ka shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta me Ministritë tjera.

“Nuk ka arsye për askënd t’i politizojë këto gjëra, nuk duhet me i politizu projektet e kryeqytetit. Pra, duhet që së bashku niveli lokal, niveli qendror të punojmë së bashku për të mirën e këtij vendi. Pa marrë parasysh partive politike apo egove të politikanëve e të tjera. Përkundër faktit që unë jam këtu për kryeqytetin, për qytetarët e Prishtinës dhe po kemi këso probleme që nuk ishte dashur t’i kemi. Edhe po them edhe një herë që po i lutem Ministrisë së Financave sepse kemi bashkëpunim me shumë Ministri tjera e projekte të përbashkëta. Mirëpo, po them të mos e bojkotojmë apo sabotojmë procesin e zhvillimit të kryeqytetit”, ka deklaruar tutje Rama në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika