Rrugët në pjesën serbe që çojnë drejt dy pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, Merdarë dhe Jarinjë, janë bllokuar pjesërisht pasditen e së premtes nga një grup i vogël njerëzisht, në shenjë proteste ndaj vendimeve të autoriteteve kosovare në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Në të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, përditësimi i disa çasteve më parë njofton se pikat kufitare: Jarinjë, Bërnjak, Merdarë janë të bllokuara.
Në këto tri pika që çojnë për në Serbi, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, hyrje-daljet janë të bllokuara për shtetasit me dokumente të Republikës së Kosovës.
Teksa në pikat e tjera kufitare, fluks nuk ka.