Bllokimi i rrugëve që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Merdare, linja e autobusit jep detaje

Rrugët që çojnë nga pikat kufitare në Jarinjë dhe në Merdare në drejtim të Serbisë janë të bllokuara për kalimin e automjeteve dhe autobusëve me targa të Republikës së Kosovës. Disa shoferë kamionësh serb kanë bllokuar rrugët për qarkullimin e shtetasve të Kosovës

Driloni nga linja e autobusit “Bici.com”, në një lidhje direkte në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se në Merdare iu kanë treguar se rruga është e bllokuar përtej kufirit, në territorin e Serbisë.

“Kanë dalë disa persona, kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë qarkullimin”, tha Driloni se këto ishin fjalët që i kishin thënë në Merdare.

Ai tutje tregoi se kishin marrë informacione se nuk lejohej kalimi i kufirit nga automjetet dhe autobusët me targa të Kosovës.

Sharr Jakupi, shef i kabinetit të ministres Donika Gërvalla, ka njoftuar se në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë.Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni faqen zyrtare të policisë së Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika