Bllokohen 25 varka në Fierzë, fillojnë mosmarrëveshjet mes drejtuesve të varkave dhe policisë

Pasi që Policia e Shtetit ka kryer një operacion për dokumentacionin e rreth 200 mjeteve lundruese, drejtuesit e varkave kanë kërkuar një njoftim paraprak nga policia sepse këta të fundit në Fierzë kishin pritur rreth 200 turistë nga Kosova për t’i transportuar për në lumin e Shalës

Pamje të varkave që u verifikuan nga Policia e Shtetit

Kontrollimi i mjeteve lundruese është bërë të shtunën e 6 gushtit nga policia detare e Shqipërisë dhe një ndër vendet që u kontrulluan ishte liqeni i Komanit.

Në mëngjesin esotëm Policia e Shtetit ka bllokuar rreth 25 varka në Fierzë të cilat do të niseshin për në lumin e Shalës.

Gjatë këtij operacioni nuk kanë munguar as përleshjet mes drejtuesve të varkave dhe policisë. Drejtuesit e varkave kanë kërkuar njoftim paraprak të policisë për operacionin. Kjo kërkesë vjen nga drejtuesit e varkave sepse gjatë ditës së sotme kanë pritur rreth 200 turistë nga Kosova për t’i transportuar për në lumin e Shalës.

Në krahun tjetër, varkat me turistë që nisen nga Komani për në Lumin e Shalës kanë vijuar normalisht punën.

Policia detare verifikon afro 200 mjete lundruese në Shqipëri

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika