Për orë të tëra kjo rrugë në qendër të Istogut qëndrojë e mbyllur.
Zyrtarët policor u kujdesen të mos lejojna qytetarët, e të tjerë u angazhuan për te pastruar rrugën, qe ishte e mbushur me gurë.
Pastrimi ishte i vështirë derisa, uji që vinte nga Bjeshkët e Istogut nuk ndalej. Qytetarët e kësaj pjese, thanë se me këtë gjendje janë përballur që nga mëngjesi i së dieles, tek tregojn se uji u ka depërtuar edhe brenda hapsirave banuese.
“Më është dashur me marr kerrin tem me dal, atëherë kur kam dalë e kam parë që gjendja është shumë e vështire qendrës me shku kështu te posht ka po shkon uji është e pakalueshme deri te qaushi ku është te rrethi është sigur deti i nxanun kjo ka vazhduar deri para një orë”, është shprehur Osmanaj.
Teksa në qytet vazhdonte pastrimi, në fshatin Rakosh te kësaj komune, tashmë situata ishte qetësuar.
Banorët aty thanë se uji nuk ka depërtuar në shtëpi të tyre, por vetëm në rrugë ka shkaktuar probleme. Ata treguan se edhe më herët janë përballur me situata të tilla.
“Kem pasur vershime ma heret, edhe nëpër shpija na ka hyrë uji e nëpër bahqe na ka dëmtuar shume e tashti për sot smuj me ju thane asgje se vec sa dola prej shpije por ma lart sigurisht ka pasur dëmitme se kam parë njerëz qe kanë dalë me i mbrojt shtepijat e veta”, ka theksuar Haxhiaj.
Për te diskutuar rreth situatës së krijuar, pasdite ishin mbledhur edhe ekipin për menaxhimin e emergjenca.
Kryetari i komunës së Istogut, thotë se tashmë situata është qetësuar dhe janë duke e menaxhuar.
“Për momentin edhe sipas vlerësimit të ekpertëve akterëve relevant që ishin ne takimin e shtabit emergjent situata është e menaxhueshme urojmë që gjatë natës të mos ketë rendim të të reshurave sepse mund të ketë situatë më të rënduar mirëpo në bashkpunim edhe me Policinë e FSK-në me mekanizmat e tyre po besoj që kemi me menaxhu situatën”, ka potencuar Ferati.
Sipas te dhënave të komunës, në Istog janë evidentuar rreth 20 lokacione ku ka pasur vërshime dhe dëme materiale.